Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkëlqim Devolli me bashkëshorten pjesë e dasmës së familjes së Donald Trump

Gazeta10
13 November 2022 - 19:08

Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, bashkë me bashkëshorten Blerina, kanë qenë të ftuar të nderit në dasmën e familjes së ish-presidentit Trump.

Çifti Devolli kanë marrë pjesë në dy ditët e ceremonive të veçanta të organizuar me rastin e martesës së të bijës së ish-Presidentit amerikan, Tiffany me Michael Boulos.

“Ishte një kënaqësi krejt e veçantë që mbrëmë, së bashku me Blerinën, ishim pjesë e gëzimit familjar të Presidentit Trump. Ndjehemi shumë të nderuar të ishim ndër të ftuarit për martesën e Tyffanyt dhe Michaelit, në këtë dasmë tipike amerikane”, është shprehur afaristi Devolli.

Ai ka treguar se në dasmë ka pasur rastin të takohet edhe me njerëz me ndikim në nivelet më të larta të politikës, ekonomisë dhe shoubiznesit amerikan, përfshirë edhe senatorë dhe kongresistë.

Dasma e Tiffany Trump dhe Michael Boulos po vlerësohet si një ndër dasmat më të bujshme të vitit, ku të ftuar kanë qenë ndër njerëzit më të rëndësishëm në SHBA dhe jashtë saj./Gazeta10

 Shkëlqim dhe Blerina Devolli me Ish-Presidentin Donald Trump

Shkëlqim dhe Blerina Devolli me çiftin Tiffany Trump dhe Michael Boulos

Shkëlqim dhe Blerina Devolli me kongresistin Matt Gatez dhe bashkëshorten Ginger Luckey

Donald Trump me ish-gruan Marla Maples, nënën e Tiffanyt, si dhe bashkëshorti Michael

Donald Trump duke e përcjellur të bijën Tiffany me rastin e martesës

Shkëlqim dhe Blerina Devolli në Mar-a-Lago

Shkëlqim dhe Blerina Devolli në banketin paramartesor në Trump International Golf Club

Shkëlqim Devolli dhe Michael Boulos

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.