Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: I pikëlluar dhe i tronditur nga shpërthimi në Stamboll

Gazeta10
13 November 2022 - 19:43

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur tronditjen e tij me rastin e shpërthimit në Stamboll, që la të paktën gjashtë të vrarë dhe 53 të plagosur.

“Jam i pikëlluar dhe i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll që la disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Në këto momente të vështira, ndajmë dhembjen me institucionet e Republikës së Turqisë dhe popullin mik turk”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi familjeve të viktimave u ka shprehur ngushëllimet e thella dhe të lënduarve shërim sa më të shpejtë, teksa shpreson që përgjegjësit e këtij akti terrorist të gjenden e të dalin para drejtësisë sa më parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.