Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot nis Forumi Ekonomik i Vjenës, pjesëmarrës edhe Kurti

Gazeta10
14 November 2022 - 9:23

Forumi Ekonomik i Vjenës do të nisë sot ku pjesëmarrës në diskutim në sesionin e dytë do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta10.

Tema diskutimit do të jetë “Sigurimi i zhvillimit ekonomik rajonal në një mjedis të pasigurt. – Si të menaxhohen sfidat nën presionin e realitetit?”.

Pjesë e këtij diskutimi do të jenë edhe kryeministri i Rumanisë, Nicolae-Ionel Ciuca, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku,  dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kaymakci.

Forumi i 19-të Ekonomik i Vjenës: “Dialogu i së ardhmes së Vjenës 2022 – Ekonomia takohet me politikën në kohë të vështira dhe të pasigurta”, do të nisë në orën 9.

Ndërkaq, në sesionin e parë do të diskutohet tema “A mund të jetë ekonomia një forcë lëvizëse në kohë të vështira dhe të pasigurta?”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.