Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Borell për tensionet në veri: Jemi të pakënaqur, kemi bërë një propozim për daljen nga kjo situatë

Gazeta10
14 November 2022 - 9:55

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se BE-ja ka paraqitur një propozim për zgjidhjen e situatës mes Kosovës dhe Serbisë pas tensioneve të fundit në mes të dyja shteteve, raporton Gazeta10.

Borell, i bëri këto deklarata para fillimit të të punimeve të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Shefi i Diplomacisë së BE-së, tha se çështja e Ballkanit Perëndimor do të jetë temë diskutimi, derisa theksoi se propozimi i BE-së për situatën në Kosovë duhet parë si një rrugëdalje e mirë.

“Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Duhet të dalim nga pikëpamjet e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë”, tha Borrell.

Gjatë ditës së sotme do të mbahet Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të BE-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.