Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Takimi Shqipëri-Maqedoni, Rama:  Jemi injoruar vazhdimisht nga BE-ja

Gazeta10
14 November 2022 - 10:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në takimin ndërqeveritar në Shkup me situatën në të cilën ndodhet bota pas nisjes së luftës në Ukrainë, raporton Gazeta10.

Gjatë fjalës së tij në prani të homologut maqedonas Dimitar Kovačevski, Rama u shpreh se pas takimit në Strugë, dy qeveritë takohen në një kontekst tjetër tashmë, së pari për shkak të luftës dhe së dyti për shkak të marrjes së dritës jeshile nga Unioni për nisjen e negociatave.

“Sot rikthehemi këtu për një takim tjetër të rëndësishëm, të një mbledhje të dy qeverive por në një kontekst tërësisht tjetër sa i takon situatës, në Europë, në rajon, në vendet tona. Lufta e Putin në Ukrainë, godet, shkatërron, hap plagë e dëbon njerëz nga vendi i tyre. Por nga ana tjetër, është e provokuar pikërisht për të gjunjëzuar Perëndimin, bashkësinë euroatlantike, për të gjunjëzuar të gjitha vendet në perëndim të Rusisë, pjesë e të cilit jemi edhe ne…”, shkruan AbcNews Albania, transmeton Gazeta10.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se jemi injoruar vazhdimisht nga BE-ja.

 “Në 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe ne do të jemi aty së bashku me të gjitha dëshirat, problemet dhe sfidat tona që janë gjithmonë dhe më të njëjta me ato të vendeve të tjera.  Është koha për të projektuar të ardhmen. Shqipëria dhe RMV kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të orientohen në të ardhme jo si shtete më vete por edhe kolektive.  Jemi injoruar vazhdimisht nga BE.”, ka thënë ai.

Rama tha se “Ballkani i Hapur” u ka dhënë shumë mundësi të reja për të  ritur në maksimum aftësitë e vendeve që të përfitojnë nga një hapësirë shumë më e madhe se hapësirat e tyre të përvetshme gjeografike.

Rama, ka paralajmëruar disa marrëveshje të cilat do të arrihen në mes të dyja vendeve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.