Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fabrika e çimentos në Klinë adresohet tek Avokati i Popullit

Gazeta10
14 November 2022 - 13:43

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim disa përfaqësues të fshatrave të Klinës të cilët janë ankuar për cenimin e të drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm, për shkak të një plani të ndërtimit të një fabrike të çimentos në atë zonë, raporton Gazeta10.

Njëri ndër përfaqësuesit, z. Veton Raci tha se afër katër mijë banorë të zonës kanë nënshkruar një peticion me të cilin kundërshtojnë veprimet lidhur me ndërtimin e fabrikës së çimentos në komunën e Klinës.

Peticion i nënshkruar nga banorët e fshatrave të Klinës është dërguar në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, e ku kryesuesja e këtij komisioni, Duda Balje ishte po ashtu prezente në këtë takim.

Përfaqësuesit po ashtu theksuan se autoritetet shtetërore nuk i kanë marrë parasysh mendimet e qytetarëve, duke shkelur vullnetin e tyre, e që kundërshtimet e tyre janë bazuar në dëmtim të mjedisit ku ata jetojnë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.