
Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e darës së zgjedhjeve në katër komunat veriore të vendit.
Në takim po marrin pjesë përfaqësues nga PDK-ja, Betim Gjoshi, nga LDK, Imri Ahmeti, dhe nga partitë tjera minoritare, Aleksandër Jabllanoviq nga Partia Serbe Kosovës, Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive, Emilija Rexhepi nga NDS, Elbert Krasniqi nga IRKD dhe Faton Peci nga Lista Guxo.
Pas takimit presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të prononcohet për media.
Derisa gjatë ditës së sotme, AAK-ja e Ramush Haradinajt ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim.
Zyrtarët e Listës Serbe u larguan nga institucionet e Kosovës, me arsyetimin se Qeveria nuk po e pezullon vendimin për targat.
Ftesa e Presidentës për takim me subjekte politike, vjen vetëm disa ditë pas dorëheqjes së kryetarëve serbë nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut./Gazeta10

