
18 dhjetori është data afati i fundit kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet e reja për katër komunat me shumicë serbe. Vendimi pritet të shpallet të martën në mëngjes.
Kështu ka bërë të ditur pas takimit me partitë politike, Presidentja Vjosa e Osmani, e cila nuk e ka përjashtuar as datën 11 dhjetor si opsion të mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
Osmani po ashtu, ka bërë të ditur se do të dërgojë kërkesë te aprtnerët ndërkobëtar për monitorimin e zgjedhjeve, raporton Gazeta10.
“Është bobligim kushtetues dhe ligjor i presidentes të bëj caktimin e dates për shpalljen e zgjedhjeve siç është edhe konsultimi me partite politike. Sipas ligjit nesër është afati i fundit të mbaheshin zgjedhjet është data 18 dhjetor. Do t’i dergojë kërkesë partnerëve ndërkombëtar për monitorim të zgjedhjeve. Por, edhe 11 dhjetori mundet me qenë opsion, por gjasat më të mëdha janë për datën 18. Më së largu nesër në mëngjes do ta shpallim vendimin për zgjedhjet e reja”, tha Osmani pas takimit. /Gazeta10