Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEDS i zë për një javë 187 konsumatorë duke vjedhur rrymën

Gazeta10
14 November 2022 - 15:42

KEDS-i po vazhdon aksionin e kontrollit për vjedhjen e rrymës, këtë javë janë evidentuar 187 raste të kësaj natyre, raporton Gazeta10.

Këto raste janë zënë pasi që KEDS-I ka kryer vetëm javën e kaluar gati 2000 kontrolle.

“Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore. Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet  dhe nën distriktet janë kryer 1963 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 187 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, thotë njoftimi i kësaj kompanie.

KEDS-i thotë, se keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm, andaj sipas tyre, rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.

Ata kanë bërë thirrje që edhe kushdo se ka informacione të tilla të lajmëroj rastin tek ta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.