
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një rrugë për të qetësuar tensionet e krijuara, raporton Gazeta10.
Veç kësaj ai gjatë adresimit të tij, kërkoi se të dyja palët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre ligjore.
“Nuk mund të arrijmë te kjo datë pa pasur një marrëveshje ose do të jemi buzë një situate të rrezikhsme . Tërheqja e serbëve nga institucione ka krijuar vakuum, mund të ndodhë më e keqja . Kështu që të dy palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet. Mesazhi nga Këshilli është i qartë, na duhet progres i qartë. E kemi prezantuar propozimin, e falënderoj Gjermaninë dhe Francën që e kanë mbështetur fuqishëm këtë propozim . Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione . Autoritetet kosovare duhet të tregojnë fleksibilitet dhe të punojnë për implemetnimin e Asociacionit pa vonesa”, tha Borrell.
Tutje ai ka bërë thirrje që të dyja palët t’i kthehen pa alternativë dialogut, dhe të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor./Gazeta10.