Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ronaldo drejt largimit nga United pas intervistës së fundit, Chelsea favorit për transferimin e tij

Gazeta10
14 November 2022 - 18:11

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, të dielën mbrëma dha një intervistë për medium e njohur anglez ‘The Sun’, ku foli për mënyrën se si po trajtohet aktualisht te Manchester United.

Në këtë intervistë ai tha se është ndjerë i tradhtuar nga klubi që nga afati kalimtar veror.

“Manchester United u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm menaxheri, por edhe djemtë e tjerë që janë përreth klubit. U ndjeva i tradhtuar”.  Ndjej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United, jo vetëm këtë vit por edhe sezonin e kaluar. Nuk kam respekt për Erik ten Hagun sepse ai nuk tregon respekt për mua, është e thjeshtë”

Pas kësaj interviste të Ronaldos, Unitedi shumë shpejt pritet të marrë masa në drejtim të sulmuesit 37-vjeçar.

Ronaldo pas kësaj intervistë duket se ka përfunduar aventurën e tij te ‘Djajtë e Kuq’ dhe në janar pritet të largohet nga Manchesteri.

Mediat angleze të hënën kanë raportuar se Ronaldo pas largimit nga Unitedi, karrierën pritet t’a vazhdojë te ekipi tjetër anglez, Chelsea.

‘Blutë e Londrës’ kishin shprehur interesim për Ronaldon edhe në verë, por duket se në janar pritet të kompletojnë transferimin e yllit portugez.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.