Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Jabllanoviq: Nuk është momenti i duhur për zgjedhje, duhet një koordinim me Qeverinë e Serbisë

Gazeta10
14 November 2022 - 19:03

Në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për të caktuar datën e zgjedhjeve për komunat në veri të Kosovës, përfaqësuesit serbë u shprehen skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e Kosovës, raporton Gazeta10.

Aleksandar Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës, pas takimit me presidenten, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë së të tij në zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor.

Ai e ka quajtur situatën në veri të komplikuar, duke shtuar se organizimi i zgjedhjeve në veri duhet të bëhet në koordinim me Qeverinë e Serbisë.

Ai shtoi se do të ndikojnë shumë faktorë nëse partia tij do të marr pjesë.

“Çfarë tani mund t’ju them si një njeri i cili vjen nga veriu i Kosovës është se disponimi i shumicës së qytetarëve të veriut, pra të serbeve, është që nuk duhet që tani të dilet në zgjedhje. A do të ndryshoj ndonjë gjë në ndërkohë dhe se në çfarë drejtimi, ajo varet shumë nga disponimi i qytetarëve nga veprimet e Qeverisë në Prishtinë e sidomos nga veprimet e Qeverisë sonë në Beograd. Ne duhet që të kemi koordinim të qartë dhe të afërt me Qeverinë e Republikës së Serbisë, sepse këto nuk janë zgjedhje e thjesht, këto janë zgjedhjet në një moment specifik, i cili mund të jetë shumë i paparashikueshëm”.

“Situata nuk është aq e thjeshtë dhe ka të bëjë me zgjedhjet e thjeshta, është situatë e komplikuar. Se a do të marrim pjesë në këto zgjedhje varet nga shumë rrethana, por për ne si serb para se gjithash, varet nga disponimi në komunitetin tonë si dhe nga qëndrimet e Beogradit zyrtar. Dhe në fund të fundit kur të gjitha gjëra merren parasysh ne duhet të mbajmë sado pak një lloj komunikimi t’i përcjellim sinjalet e duhura të cilat Qeveria e Serbisë na dërgon. Pra tani nuk është momenti duhur për zgjedhje” tha ai./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.