
Deputeti i LVV-së, Visar Korenica, në emisionin Prime Time, ka folur rreth shkarkimit të tij nga pozita e koordinatorit në degën e Rahovecit, raporton Gazeta10.
Ai është shprehur se shkarkimi I tij nga ky post ka ndodhur në muajin prill.
“Të them të drejtën shkarkimi ka ndodhur më parë, në muajin prill, por është bërë publik për shkak se kemi struktura të reja të qendrës atje në Rahovec prandaj janë marrur mediat më shumë tani me këtë rast. Nuk kam dashur të merrem shumë me këtë temë me ju thënë të drejtën sepse kam parë të nevojshme me u përqendru më shumë ka aspekti funksional i imi si deputet i Kuvendit brenda Republikës së Kosovës.”, tha Korenica.