
Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjilanit, ka njoftuar se mëngjesin e hershëm ka pranuar një informatë ku dyshohet se në fshatin Breznicë jashtë territorit të Republikës së Kosovës në oborrin e një kazinos një person shqiptar shtetas i Kosovës është plagosur, raporton Gazeta10.
Personi u transportua nga një familjar i tij në spitalin Rajonal të Gjilanit dhe sipas njoftimit është jashtë rrezikut për jetë
“Njësitet Policore me të marrë informatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore ku kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident. Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia ka thënë së bashkëpunim me Prokurorin e Shteti janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti, i cili sipas Prokurorit të Shteti është cilësuar ,,Vrasje në tentativë’’./Gazeta10