Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbi, arrestohet shqiptari pas akuzave për kontrabandë armësh dhe narkotikësh

Gazeta10
15 November 2022 - 12:10

Një shqiptar është arrestuar në Suboticë të Serbisë nën dyshimet se i njëjti merrej me kontrabandë të armëve dhe narkotikëve, raporton Gazeta10.

Sipas medieve serbe identiteti i personit të arrestuar është Hetaj Dine, i moshës 37 vjeçare,  i cili dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal ndërkombëtar që merret me kontrabandën e armëve dhe narkotikëve të drejtuar nga Valon Arifaj nga Prizreni.

Policia ka sekuestruar tre çanta udhëtimi me pesë pushkë automatike dhe disa pistoleta dhe mbi 500 fishekë.

I arrestuari dyshohet se është marrë edhe me transferimin e paligjshëm të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Ai është ndaluar për 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.