
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku me një postim në Facebook ka treguar për projektin e Lokaliteti Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit, raporton Gazeta10.
“Kështu do të duket së shpejti Lokaliteti Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit. Në këtë hapësirë tejet të rëndësishme të trashëgimisë kulturore tashmë kanë filluar punët dhe vendi po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit.”, tha Çeku.
Ai është shprehur se ky projekt ka rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe educative me synim të ngritjes së vetëdijës dhe promovimit të kulturës.
“Prezantimi dhe promovimi i Lokalitetit Arkeologjik si një lokalitet me rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe edukative, synon që të ngrisë vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor.”, tha Çeku./Gazeta10.