Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmim për Gazeta10: Policia parandalon konfliktin në mes nxënësve në Prishtinë

Gazeta10
15 November 2022 - 15:21

Policia e Kosovës, ka parandaluar një konflikt mes nxënësve të dy shkollave në kryeqytet.

Dy grupe nxënësish kishin lënë takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje, por që Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar  11 persona, raporton Gazeta10.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se njësiti i policëve që ka parandaluar konfliktin kanë qenë civil.

“Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet. Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave.  Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet në koordinim më prokurorin e shtetit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.