
Ish-mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli në moshën 36 vjeçare.
Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë, i cili po ashtu ka luajtur edhe për Aston Villan, Boltonin, Crystal Palace dhe Bournemouthin e konfirmoi lajmin përmes një komunikate në rrjetet sociale.
Suksesi më i madh i Cahill erdhi gjatë aventurës së tij me Chelsean, ku ishte pjesë e skuadrës e cila fitoi Premier Ligën dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Futbolli është një lojë e cila më ka dhuruar shumë kënaqësi dhe sukses dhe përderisa e marr këtë vendim për tu pensionuar, mund sinqerisht të them se kam dhënë gjithçka nga vetja ime. Kam arritur gjëra të cilat një kohë i kam ëndërruar, duke krijuar kujtime magjepsëse. Nga pika më e lartë si triumfi në Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligë, e deri te të qenit lider i shtetit tim dhe Chelseat në FA Cup, këto do të mbesin përgjithmonë me mua”, shkruante Cahill në “Instagram”.
Cahill bëri 290 paraqitje për Chelsean, duke fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë, si dhe Premier Ligën në sezonet 2014/15 dhe 2016/17.