
Njohësi i çështjeve të sigurisë Hysen Gecaj ka thënë se policët e mbetur në stacionet policore në veri të Mitrovicës, nuk mjaftojnë as për mbrojtjen e objektit të policisë, e lëre më t’i dalin në ndihmë qytetarëve në rast të ndonjë trazire.
“Praktikisht ai numër i policëve që kanë mbetur nëpër stacionet e policisë, nuk mjafton sa duhet as për mbrojtjen e objektit të tyre, se lërë më t’iu dilët qytetarëve në ndihmë dhe të luftohet krimi i organizuar në atë pjesë”, tha Gecaj në Info10.
Ai madje tha se krimi dhe kontrabanda në very, nuk mund të luftohet me 5-6 të një stacioni policor, shkruan Gazeta10.
“Pati filluar një kohë të luftohet krimi sa i përket disa fabrikave për prodhimin e bitkoinve, drogës, marihuanës dhe kontrabandës. Mirëpo, tash ato mund të veprojnë, e kanë derën hapur. 5-6 policë të një stacioni s’mund të merren me këtë punë”, tha Gecaj./Gazeta10