
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar për sulmin ndaj kameramanit Jetmir Muji nga disa serbë në veri të Kosovës, raporton Gazeta10.
Në reagimin e AGK-së thuhet se Muji ishte sulmuar nga disa persona derisa po përgatiste një emision.
“Kameramani i portalit “Insajderi”, Jetmir Muji, është sulmuar sot paradite në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë, derisa ishte duke xhiruar për një emision. Sipas kësaj medie, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja ka ftuar Policinë e Kosovës që ta hetojë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës./Gazeta10