Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Si u sulmua kameramani në veri të Mitrovicës? Gazetari Duriqi rrëfen ngjarjen

Gazeta10
17 November 2022 - 17:50

Gazetari Visar Duriqi ka rrëfyer në Info10, për sulmin e sotëm ndaj kameramanit të Insajderit në veri të Mitrovicës.

Duriqi ka treguar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, dhe rruga për në veri ishte për qëllim të një interviste tjetër, shkruan Gazeta10.

 “Jemi duke u  kthyer për momentin. Jemi vonuar shumë me procedurat policore. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:46, atëhere edhe kur është sulmuar Jetmiri. Na kemi shkuar krejt për diçka tjetër, ka qenë një intervistë me njerëz të shoqërisë civile. Rasisht e kemi parë që policia ështtë duke u  marrë me rastin e një të riut, që fillimisht u kidnapu, e pastaj doli që veç ëhstë sulmuar. Ne kemi vendosur ta mbulojmë këtë ngjarje. Ne fillimisht i dëgjuam policinë përmes radio-lidhjeve duke komuniku, edhe pastaj u dukë një rast me i anulu intervistat edhe me u marrëv me të. Jetmiri ka shkuar deri në fund të rrugës deri nalt, që është shtruar një rrugë e re në very. Dhe aty  e kanë pa që është futur në ambulantën e spitalit të veriut. Një grumbull i serbëve nuk u ka pëlqyer që Jetmiri e ka incizu ngjuarjen, në videot e të cilave përfsihet edhe sulmuesi i tij. Fillimisht tentojnë t’ia marrin telefonin, pastaj e sulmojnë”, tha Duriqi në Info10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.