Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti sonte në Lluzhan të Podujevës rreth orës 18:00, raporton Gazeta10.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur për Gazeta10 se në aksident ishin të përfshira dy vetura, dhe se të lënduarit kanë marrur trajtimin e nevojshëm mjeksorë.
“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti./Gazeta10.