
Një aksident mes katër veturave ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Llapushnik ku janë lënduar tre persona, raporton Gazeta10.
Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasojë e aksidentit, është krijuar kolonë e gjatë e automjeteve.
“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në. Në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi./Gazeta10.