
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një grua ka vdekur në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë në tokë nga një objekt, raporton Gazeta10.
Për rastin tashmë kanë nisur hetimet.
“Prishtinë 17.11.2022 – 08:37. Është raportuar se viktima femër kosovare pasi dyshohet se kishte rënë në tokë nga një objekt, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK ku më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.”, thuhet në raportin e PK-së.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion./Gazeta10