Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-ambasadori Delawie reagon pas largimit të kryeprokurorit Smith

Gazeta10
18 November 2022 - 21:55

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith për t’i mbiëkqyrur hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump në SHBA, raporton Gazeta10.

Delawie është shprehur i pasigurt nëse Smith është prokurori i duhur për të udhëhequr hetimet ndaj Trump.

Ai, këtë pasiguri të tij, ia ka shprehur Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Merrick Garland, i cili sot e dha lajmin për lëvizjen e Smith.

“Interesante që Garland mendon që avokati i cili ka hetuar krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, është njeriu i duhur për ta përndjekur Trumpin.”, ka shkruar Delawie./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.