Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kurti tallej me institucionet e ShBA-së” – Hamiti: S’i pëlqente Grenelli e Trumpi

Gazeta10
21 November 2022 - 18:09

Hamiti i LDK-së: Kurti tallej me Trumpin e Grenellin – Kur bashkëqeverisëm me Kurtin pamë tendenca

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti karshi aleatëve ndërkombëtar.

Hamiti në Info10 tha se këto praktika, LDK-ja i pa qysh para dy viteve, kur udhëhiqte me vendin bashkë me partinë e Kurtit, Vetëvendosjen, shkruan Gazeta10.

Ai tha se Kurti edhe aso kohe u tallte me ish-presidentin Trump, dhe Grenellin.

“Kur Kurti drejtonte qeverinë me LDK-së, ne i pam këto praktika. Atëhere ne i pam këto tendenca. Ne ishim në një qeveri që nuk koordinohet me aleatët tonë, me SHBA-të. Madje, ai tallej edhe me institucionet amerikane, nuk u pelqente Trump e as Grenelli. Kjo tendencë e prishjes së raporteve është parë që nga qeveria e parë. Ne kemi stagnim e hapa mrapa edhe në raportet me vendet tjera”, tha Hamiti në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.