Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Borell tregon për telefonatën me Stoltenbergun: BE dhe NATO në terren, EULEX-i po vëzhgon

Gazeta10
21 November 2022 - 21:13

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka njoftuar për bisedën që e ka zhvilluar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas zhvillimeve në Bruksel.

Borrell ka thënë se e ka informuar Stoltenberg lidhur me rezultatet dëshpëruese nga takimi sot ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E informova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me rezultatet zhgënjyese nga takimi me përfaqësues të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar ai.

Borrell ka thënë se duhet të shmangen eskalimet.

Ai ka theksuar se BE dhe NATO janë të koordinuara dhe prezente në terren.

“Eskalimet duhet të shmangen. BE dhe NATO mbesin të koordinuar si dhe në terren. EULEX-i po vëzhgon me kujdes”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.