
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, ka folur për përgatitjet për ngrohje në shkolla fillore dhe të mesme në Junik për sezonën e dimrit, raporton Gazeta10.
Ai është shprehur se situata është nën kontroll dhe është mënaxhuar mirë deri më tani.
“Furnizimet ne i kemi bërë me kohë, furnizimet me dru, kemi nxemje qëndrore edhe në shkollën e mesme dhe në shkollat fillore janë ngrohjet qëndrore, por të gjithat furnizimet janë kryer me kohë dhe përgatitjet e tyre për sezonën dimërore janë mirë të planifikuara dhe mirë të menaxhuara deri më tani.”, tha Shehu në lidhje direkte./Gazeta10.