Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas zhvillimeve të fundit, Hill pritet të takohet me Vuçiq

Gazeta10
22 November 2022 - 9:52

Ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christofer Hill, do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq, sipas njoftimit nga zyra e presidentit serb, takimi pritet të fillojë në ora 10:30, në Pallatin e Serbisë, transmeton Gazeta10.

Para takimit me ambasadorin amerikan, Vuçiq do të ketë takime edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani dhe Ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto.

Më pas ministrat italianë pritet të udhëtojnë në Kosovë ku do të priten nga zyrtarë të lartë shtetëror.

Pas zhvillimeve të djeshme në Bruksel, ku palët nuk arritën të gjejnë një marrëveshje, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë afatin e gjobitjes për targat ilegale për 48 orë, gjë të cilën kryeministri i Kosovës e ka pranuar./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.