Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Takimi i Brukselit, KMDLNJ: Borrell dhe Lajçak të njëanshëm kah Serbia

Gazeta10
22 November 2022 - 11:41

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirve të Njeriut ka reaguar lidhur me takimin e djeshëm në Bruksel ku ndërmjetësuesit europian i ka vlerësuar si të njëanshëm në anën e Serbisë, raporton Gazeta10.

Në reagimin e KMDLNJ-ës thuhet se një marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë është kushtëzuar nga një kërkesë e papranueshme dhe jonormale.

Më tej, thuhet se si Lajçak dhe Borell janë rreshtuar kah ana e Serbisë.

“Marrëveshja për targa midis Kosovës dhe Serbisë nuk përfundoi siç pritej për faktin se kushtëzohej me një kërkesë të papranueshme dhe jonormale për një shtet sovran dhe të pavarur. Ndërmjetësi aspak i pavarur, Joseph Borrell dhe i rreshtuar në mbrojtje të interesit të Serbisë, bashkë me Lajçak, që nga fillimi i “ndërmjetësimit“ deklaroi se Vuçiqi qenka treguar konstruktiv.

Më tutje, është komentuar edhe propozimi konkret i Serbisë ku është konsideruar si jokonstruktiv.

“Ku qëndroka konstruktiviteti i Vuçiqit dhe i Serbisë, sipas Borrellit? Vuçiqi paska pranuar që Serbia mos t’i pajisë serbët e Kosovës me targa ilegale KM, PSH, UR, GNJ etj. e që paraqet nonsense në marrëdhëniet midis dy shteteve të pavarura për faktin se ky veprim i deritashëm i Serbisë paraqet ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një shteti e që ishte lejuar deri më tani sikur që BE edhe tash, përmes “negociuesve të pavarur“ e përligj këtë gjendje”, deklaroi KMLDNJ, transmeton Klankosova.tv

Tutje, KMDLNJ ka thënë se Serbia por edhe BE po e shfrytëzojnë këtë temë për të krijuar tensione në Kosovë dhe kështu për ta ruajtur praninë dhe faktorizimin e saj në Kosovë.

“Në rastin konkret, Serbia por edhe BE –e çështjen e targave e kanë shfrytëzuar për të krijuar tensione dhe për ta ruajtur praninë e Serbisë në Kosovë përmes instrumentalizimit të serbëve të veriut të Kosovës në ndërkohë që serbët në pjesët tjera të Kosovës i përdorin targat që i përdorin të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës,” thuhet më tej në reagimin e KMDLNJ-së. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.