Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Grenell për ish kryeprokurorin e Gjykatës Speciale: E ka dëmtuar përgjithmonë reputacionin e Hagës

Gazeta10
22 November 2022 - 11:50

Ish emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka akuzuar ish kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, Jack Smith, për dëmtimin e reputacionit të Hagës, raporton Gazeta10.

Grenell ka thënë se Smith nuk ka busull morale.

Ai ka thënë se ka tentuar që ta kap qe një kohë ish presidentin Donald Trump dhe se atij nuk i intereson që gënjen për këtë qëllim.

Këtu keni statusin e tij.

“Jack Smith nuk ka busull morale. Ai ka tentuar ta kapte Donald Trumpin qe një kohë – dhe nuk i intereson që gënjen për ta arritur këtë qellim. Ai e ka shkatërruar njëherë e përgjithmonë reputacionin e Hagës – dhe po, unë e kam një histori që kam për ta treguar për të”, ka thënë Grenell.

Kujtojmë se ish kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje ditë më parë nga ajo detyrë dhe tani është i përfshirë në hetimet ndaj ish presidentit Donald Trump.  / Gazeta10

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1594830359174291466?cxt=HHwWlIC9ueHw_KEsAAAA

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.