
Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, ka thënë se e ka falënderuar ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, për përfshirjen në zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë për temën e gjobave për targat, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe temave të tjera të hapura.
Më tej, ai ka thënë se Serbia do të jetë sinqerisht e përkushtuar edhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin.
Këtu keni postimin e plotë:
“Falënderova SHBA-në për përfshirjen e tyre në qetësimin e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme dhe theksova se Serbia mbetet sinqerisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore dhe me mirëbesim, në mënyrë që të ruajë paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi të të gjithëve në rajon”, ka shkruar Vuçiq në Instagram. / Gazeta10