Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pacolli: Shqipëria duhet të lëshoj pasaporta për qytetarët tanë

Gazeta10
22 November 2022 - 13:08

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, me një postim në Facebook ka reaguar ndaj lajmit që ka kaluar propozimi i liberalizimit të vizave për Kosovën deri në janar të vitit 2024, ku e ka cilësuar si turp dhe mungesë respekti ndaj qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta10.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën vetëm në janar 2024 është e tepërt!! Pa asnjë respekt për qytetarët kosovarë, në mes të Evropës, qytetarë që vazhdojnë të mbahen të mbyllur, pa asnjë arsye.”, tha Pacolli.

Tutje, ai ka thënë se Shqipëria duhet të praktikojë të njëjtën medotë ai Rumania ndaj Moladivë, për të lëshuar masovikisht pasaporta për qytetarët e Kosovës.

“Mendoj që nga fillimi është dashtë që Shqipëria të lëshon masovikisht pasaporta edhe për qytetarët tonë, atë që e ka bërë Rumania për Moldavinë.”, përfundoi Pacolli./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.