Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tensionet e fundit, Daçiq shpreson që Perëndimi do ta kërcënojë Kurtin

Gazeta10
22 November 2022 - 16:27

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Ivica Daçiq, ka thënë se shpreson se për të gjetur një zgjidhje në lidhje me situatën e fundit, Perëndimi do ta kërcënojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se po shpreson që bashkësia ndërkombëtare do të gjejnë një mënyrë për kërcënuar Kurtin që ai të punojë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë BE-në dhe SHBA-në dhe fuqitë e tjera të mëdha, do të mund të gjejnë një mënyrë për ta bindur apo kërcënuar Kurtin që të jetë funksion i paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Ivica Daçiq.

Ai më tej ka thënë  se Kosova mendon se Perëndimi nuk do të marrë asnjë veprim kundër tyre dhe se tani është momenti që të dekurajohet kjo.

“Ivica Daçiq tha sot se në Prishtinë mendojnë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërmarrë asnjë veprim kundër tyre dhe se tani është koha që dikush t’i dekurajojë”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.