Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dy ministrat e Italisë në Kosovë, kërkojnë shmangie të tensioneve në Ballkan

Gazeta10
22 November 2022 - 16:30

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kanë zbarkuar në Prishtinë, raporton Gazeta10.

Kështu kanë bërë të ditur nga ambasada italiane në Kosovë.

Gjatë vizitës së tyre, Tajani dhe Crosetto do të takohen me kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani, Ministren e Jashtme Donika Gërvalla si dhe Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Qëllimi kryesor i këtij takimi është të kërkohet një marrëveshje se si të parandalohen tensionet në rajon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.