
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit si dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i është ndalur rryma në një tubim ku po prezantojnë buxhetin e Kosovës, raporton Gazeta10.
Qeveria e Kosovës përmes Kurtit dhe Muratit ka filluar diskutimet publike lidhur me buxhetin tashmë të miratuar.
Para pak orësh ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka kritikuar këtë aktivitet duke thënë se kjo është një farsë sepse tubimet bëhen para dhe jo pas miratimit të buxhetit. / Gazeta10