
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, është përgjigjur në pyetjen për agjendën e takimit mes zv.kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq duke thënë se nuk mund të konfrimojë asnjë informacion, raporton Gazeta10.
Ai në një përgjigje për Kanal10, ka thënë se në këtë fazë nuk mund të konfirmojë asnjë informacion për ndonjë takim të tillë.
“Në këtë fazë nuk mund të konfirmoj asnjë informacion për ndonjë takim të tillë” , ka thënë Stano. / Gazeta10