
Policia e Kosovës ka njoftuar se një këmbësore në Prizren ka mbetur e vdekur nga një aksident trafiku, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima ishte sjellur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku edhe është konstatuar vdekja e saj.
Në vendin e nagjrjes ka dalur prokurori i shtetit.
Ngasësi është arrestuar dhe është ndaluar për procedura të mëtejme.
Këtu keni njoftimin:
“Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të më tejme”, thuhet në njoftim.