
Qeveria e Kosovës ka miratuar blerjen e objekeve të ambasadave në Kroaci dhe Senegal, raporton Gazeta10.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka shpjeguar përse kanë vendosur për një blerjen e dy ambasadave në fjalë.
Gërvalla ka thënë se janë vetëm dy meqë kaq ofron hapësirë buxheti aktual.
“Buxheti i këtij viti këtë shumë na lejonte prandaj jemi përcaktuar për Kroacinë dhe Senegalin dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me blerjen e objekteve të ndryshme”, ka thënë Gërvalla.