Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pa gola mes Marokut e Kroacisë, ja notat e lojtarëve

Gazeta10
23 November 2022 - 13:29

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Marokut dhe Kroacisë, ku të dy kombëtaret kanë ndarë pikët e barabarta.

Pas plot 90 minutave lojë dhe gjashtë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Al Bayt”, Maroku ka barazuar pa gola me Kroacinë.

Të dyja kombëtaret regjistruan nga dy goditje drejt portës, por që portierët ishin në nivelin e tyre duke mbajtur portat e paprekura.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte mbrojtësi kroat, Dejan Lovren, i cili u vlerësua me notën 7.8, kurse më i dalluari te Maroku ishte Achraf Hakimi i cili u vlerësua me notën 7.6.

Ndërkaq, lojtari me notën më të dobët Abdessamad Ezzalzouli i cili u vlerësua me notën 5.9.

Më poshtë mund të gjeni statistikat dhe notat e lojtarëve në ndeshjen mes Marokut dhe Kroacisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.