
Danimarka e ka propozuar një tërheqje të plotë nga FIFA së bashku me vendet e tjera të UEFA-s për shkak të mosmarrëveshjes për shiritin “OneLove”.
U raportua sot se organi drejtues i futbollit dërgoi gjashtë zyrtarë në selinë e ekipit të futbollit anglez në ditën e ndeshjes së tyre në Kupën e Botës në Katar kundër Iranit dhe i kërcënoi ata me sanksione drastike nëse lojtarët do të mbanin shiritin.
Kryetari i Federatë së Futbollit të Danimarkës, Jesper Moller “Nuk është një vendim që është marrë tani. Ne kemi qenë të qartë për këtë për një kohë të gjatë. Ne e kemi diskutuar atë në rajonin nordik që nga gushti.