Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abazoviq takon ambasdoren e Kosovës, merren vesh të punojnë për rrugën Plavë – Deçan

Gazeta10
23 November 2022 - 17:22

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka takuar ambasadoren e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha, me të cilën ndër të tjera kanë diskutuar edhe për rrugën Plavë- Deçan, raporton Gazeta10.

Abazoviq ka thënë se ata kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Më tej, ai ka treguar edhe fushat për të cilat kanë diskutuar që përfshinë infrastrukturën, biznesin si dhe zhvillimin e turizmit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sot bisedova me ambasadoren e nderuar 🇽🇰 #ArianaZherkaHoxha për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e lidhjes më të mirë të infrastrukturës, biznesit dhe zhvillimit të turizmit. Dy qeveri vendosën të ndërtojnë rrugën Plavë – Deçan”, ka shkruar Abazoviq në llogarinë e tij në Tëitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.