Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zekaj: Nga 1700 në 900 euro – kaq do të paguhet një gjyqtar me vendimin e ri

Gazeta10
23 November 2022 - 20:47

Hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Yll Zekaj ka komentuar në Politiko vendimin e fundit të Qeverisë për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.

Zekaj tha se me vendimin e ri, një gjyqtar në Kosovë nga 1700 euro do të paguhet vetëm 900 euro.

‘Tash kemi rreth 50% të uljes së pagave. Prej 1700 euro në 900 euro për një gjyqtar, pagë e cila tanimë është pagë denigruese për një gjyqtarë. Një gjyqtar të paguhet 900 euro dhe të merr vendime në sistemin e drejtësisë dhe të merr vendime të tilla, dhe të presim një integritet e profesionalisëm prej atij gjyqtari është e pamundur”, tha Zekaj në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.