
Avokati Skender Musa ka deklaruar në Politiko se me vendimin e fundit për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët, qeveria ka për qëllimin nënshtrimin e sistemit të drejtësisë.
Musa tha se pezullimi i punës nga KGJK dhe KPK, nuk do të funksionjë asgjë, përvec çështjeve emergjente, dhe atyre që kanë të bëjnë me paraburgimet, shkruan Gazeta10.
‘KGJK e KPK me vendimin e fundit, nuk do të lejojnë të funksionojë asgjë. Realisht nuk funksionon asgjë, përveç çështjeve emergjente që lidhen me paraburgimet, me vazhdimin e paraburgimeve dhe me caktimin e masave të parabugimeve. Ky vendim është arbitrar dhe antikushtetues. Qëllimi i vendimit nuk është zbritja e pagave, por nënshtrimi i sistemit të drejtësisë nga akzekutivi.