Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq-Trajkoviqit: Mos e gënjeni popullin, serbët do të mund të regjistrojnë dhe zgjasin targat KM

Gazeta10
24 November 2022 - 10:46

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka mohuar pretendimet e kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq se Zyra për regjistrim dhe riregjistrim të automjeteve në Rashkë është mbyllur me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton Gazeta10.

Petkoviq ka deklaruar në Twitter se “Rada Trajkoviqit i vjen keq që targat KM kanë mbetur dhe ka theksuar se zyra e regjistrimit në Rashkë për targat KM vazhdon të funksiojë normalisht”.

“Mos i shpikni gjërat dhe mos e gënjeni popullin. Serbët do të mund të regjistrojnë dhe zgjasin targat KM në mënyrën më normale të mundshme. Regjistrimi në Rashkë për targat KM funksionon normalisht! Fakti që të vjen keq që ne i ruajtëm targat KM dhe që po merr pjesë në luftën informative të Kurtit, të lumtë!”, i tha ai Trajkoviqit me anë të një postimi në Twitter.

Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja me KM për automjetet e reja. Ndërsa targat ekzistuese KM “ruhen” – derisa të skadojnë.”

/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.