
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se mirëpret dakordimin e djeshëm, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje e shmang eskalimin potencial në veri.
“Ne e mirëpresim darkordimin që ka ndodhur dje në Bruksel, marrëveshjen e cila shmangë përshkallëzimin dhe eskalimin potencial të situatës në veriun e vendit”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka kritkuar Kurtin për mosbashkëpunim me Amerikanët.
“Ke mundur vet ta bësh marrëveshjen që e ke bërë dje duke u dakordu me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke marrë parasysh këshillën që e kishe qe katër-pesë javë në tavolinë, me telefonata, e me takime, nga ndërmjetësi apo i dërguari Escobar por edhe nga vet sekretari i shtetit Blinken”, ka thënë ai.
Kujtojmë se dje Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për targat nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Mirosav Lajçak.
Mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me konvertimin e targave ka ngjallur tensione të larta mes dy shteteve dhe nevojë për ndërhyrje të lartë ndërkombëtare. / Gazeta10