
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me marrëveshjen e targave dje në Burksel, kushti i parë për kthim në institucione është plotësuar, ndërsa i dyti është Asociacioni, raporton Gazeta10.
Vuçiq ka thënë se Kosova ka bërë një vlerësim të gabuar lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paraprake dy ditë më parë.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Prishtina dy ditë më parë kishte, siç tha ai, një “marrëveshje më të mirë” nga ajo që ishte arritur për targat për Kosovën dhe Metohinë, por se Prishtina kishte bërë një vlerësim të gabuar dhe se për të gjëja më e rëndësishme që është paraparë në marrëveshje për të përmbushur marrëveshjet e mëparshme”, shkruan Tanjug, tansmeton Gazeta10.
Më tej, ai ka përmendur edhe kushtin e dytë që duhet plotësuar për kthim në institucione.
“Siç tha ai, për kthimin e serbëve në institucione është përmbushur kushti i parë, nuk ka arkëtim të parave të prapambetura, rrëmbim veturash… Tani mbetet i dyti – formimi i komunitetit të komunave serbe”. / Gazeta10