
Defrim Pireci 22-vjeçari nga Prizreni, është diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute dhe për shërim nevojitet të dërgohet në Turqi, raporton Gazeta10.
Shuma e kërkuar për tretmanin e tij është e papërballueshme për familjen e tij, e cila apelon për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë në shërimin e familjarit të tyre.
” Të dashur miq, shokë, dashamirë! Vlera është shumë e madhe dhe e papërballueshme për Familjen andaj kërkojmë ndihmën tuaj me aq sa keni mundësi.”, thuhet në njoftimin e familjes./Gazeta10
