
Në emisionin “Politiko”, ish-diplomati Blerim Canaj ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat duke thënë se Kosova nuk ka fituar asgjë nga kjo marrëveshje, raporton Gazeta10.
Canaj ka thënë se e tërë kjo marrëveshje vetëm e ka hekur Kosovën nga agjenda e vizave sepse Kosova nuk fituara pasi që veturat serbe arrijnë të regjistrohen vetëm me kontrollim teknik pa ndërruar targat.
“Thjesht vendimet e pamenduara mirë nga Kurti thjeshtë e kanë hequr Kosovën nga agjenda për viza. Kurgjo më shumë. Vendimet e tilla kur partnerët strategjik kërkojnë diçka dhe e kanë lutur për ta shtyrë për 10 muaj mos dëgjimi i ka kushtuar Kosovës. Masandej e marrim vesh që targat serbe nuk prodhohen çdo vit po mbesin derisa të jenë makinat, dhe makinat serbe vetëm kontrollin teknik e kryejnë për të u regjistruar. Atëherë kush fitoj këtu? Nuk po e di a duhet me paraqit si fitore të Kurtit apo kemi të bëjmë me një manipulim të popullatës nga Kurti.”, ka thënë Canaj./Gazeta10