
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth ores 19:00, i dënuari B. R është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, raporton Gazeta10.
I arratisuri po mbante dënimin për veprën penale, vjedhje.
“B. R po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre muaj + 10 ditë për veprën penale “Vjedhje”” thuhet në njoftimin e Qendrës Korrektuese.
Qendra Korrektuese në Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit“, thuhet në njoftim./Gazeta10